Organizimi i familjes në Kosovën e pasluftës ka pësuar ndryshime kjo mbase për shkak se shoqëria jonë po kalon në një fazë tranzicioni që është normale nga një sistem represiv në atë demokratë, shkruan InLajmi.
Familja nga çdo kush konsiderohet institucion i shenjtë por tek shqiptarët ka kaluar edhe përtej kësaj derisa tradita shqiptare bashkëshortësinë dhe familjen i kanë vënë në pikën më të lartë të prioriteteve.
Shkurorëzimet dikur kanë qenë në raste sporadike por sot këto janë shndërruar në një trend shqetësues sepse me këtë nga tradicionalja po kalojmë në një shoqëri e cila në rend të parë po e vendos egon para familjes.
E theksuam më lartë se trendi i shkurorëzimeve në Kosovë po shkon duke u rritur nga viti në vit dhe këtë më së miri e dëshmojnë të dhënat nga Agjencia e Statistikës së Kosovës.
Sipas të dhënave nga kjo agjenci dërguar InLajmit bëhet e ditur se vetëm gjatë muajit janar të vitit 2023, 156 çifte i dhanë fund martesës së tyre duke u shkurorëzuar.
E, komuna që prinë më së shumti me shkurorëzime është Podujeva, ku sipas të dhënave zyrtare bëhet e ditur se vetëm gjatë muajit Janar me divorce kanë përfunduar 20 çifte.
Nga ana tjetër sipas të dhënave të ASK-së, gjatë muajit janar në nivel Kosove u regjistruan hiç më pas se 1988 raste të kurorëzimeve, kurse komuna që prinë më së shumti kurorëzime është Prizreni me 197 raste ku çiftet dashurinë e tyre e kurorëzuan me martesë./InLajmi/