Këtë të mërkurë bëhen 15 vjet, që prej ditës kur ka ndodhur tragjedia e Gërdecit në qendrën e demontimit të municioneve ushtarake në këtë fshat, pranë Bashkisë së Vlorës, shkruan InLajmi.
Nga shpërthimi që ndodhi në fabrikën e demontimit të armëve humbën jetën 26 persona, rreth 300 të tjerë u plagosën.
Gjithashtu dëmet materiale ishin të panumërta, pasi shpërthimi shkaktoi një krater të madh.
Opozita e asaj kohe akuzoi ashpër qeverinë e Berishës për tragjedinë dhe përfshirjen në një rrjet të madh trafikimi armësh. /InLajmi/




















