Në Kuvendin e Kosovës është zhvilluar një përplasje fjalësh në mes deputetes nga PDK, Ganimete Musliu dhe ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton InLajmi.
E debati në mes tyre nisi derisa po flitej për “Femicidin” dhe ekzistencën e këtij fenomeni në Kosovë.
“Nuk ka në Kosovë femicid. Në Kosovë nuk vriten gratë veç pse janë gra. Nuk jemi shoqëri femicide, është e kotë që mundoheni ta paraqisni kështu shoqërinë tonë. Nuk jemi as në Afganistan e as në Iran, jetojmë në mes të Evropës”, ka thënë Musliu.
Kësaj deklarate i reagoi ministrja Haxhiu e cila tha se në Kosovë ka femicid dhe mohimi i tij i inkurajon kriminelët.
Për më tepër ministrja Haxhiu u shpreh se mendësia e Musliut është mendësie e PDK-së e cila nuk ka bërë asgjë për ta luftuar dhunën ndaj grave. /InLajmi/