Këtë të mërkurë është miratuar propozimi i projektligjit për vendosjen e çmimit të njëjtë të barnave të një lloji në çdo barnatore nga Qeveria e Kosovës, raporton InLajmi.
Para kabinetit qeveritar kërkesën e paraqiti ministri i Shëndetësisë Arben Vita, i cili tha se me këtë duam të rregullojmë çmimin e barnave për qasje të përballueshme të popullsisë.
Vitia theksoi se ky sistem rregullativ është parakusht për themelimin e sistemit të rimbursimit të barnave
“Kjo nismë rregullon çmimet e produkteve medicinale për qarkulluesit e licencuar farmaceutik me shumicë dhe pakicë, përfaqësuesit e mbajtësve të autorizimit për marketing dhe institucionet publike. Projektligji ka për qëllim që kostoja e barnave në tregun farmaceutik të jetë e përballueshme të jetë e krahasueshme me vendet e rajonit madje edhe më lirë, dhe vendet e tjera referente dhe çmimi i një bari do të jetë njësoj në çdo barnatore”, ka thënë Vitia. /InLajmi/