Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Eliza Hoxha, në kuadër të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, ka thënë se “pa gra nuk ka të ardhme”, përcjell InLajmi.
Hoxha thekson se 8 Marsi është ditë e guximit, ringritjes, qëllimit e plot ëndrrave.
Deputetja thotë se gratë të ardhmen duhet ta formësojnë dhe zotërojnë si të duan vetë.
Gjithashtu Hoxha ka ndarë edhe disa fotografi të grave të Kosovës të vitit 1998 nga ekspozita e saj “Paralel”.
Postimi i plotë i saj:
8 Marsi i grave të guximit, ringritjes, qëllimit e plot andrrave.
Pa gra nuk ka të ardhme!
E gratë të ardhmen duhet me formësu dhe zotëru qysh e duan vet.
p.s. Marsi i grave të Kosovës – 1998
Fotografitë nga Eliza Hoxha
Pamje nga ekspozita ime vetjake “PARALEL” në Galerinë Kombëtare të Kosovës, Dhjetor 2021. /InLajmi/