Pas deklaratës së anëtarit të saj Haxhi Hoti, Nisma Socialdemokrate është distancuar nga komenti që anëtari i saj.
Në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se Kurti i ka dy opsione, ose ta lëshojë Kosovën ose mund të vritet.
Por, kështu nuk mendon ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. Në një prononcim për Klan Kosova, ai ka thënë se Nisma distancohet nga çdokush që shfaq shenja urrejtje ndaj të tjerëve.
“Nisma ka anëtarë shumë dhe ne nuk mund të japim prononcim për secilin koment individual që e bëjnë anëtarët e saj. Normalisht që distancohemi nga ato komente. Personi në fjalë nuk është në strukturat drejtuese të partisë”.
“Distancohemi nga çdo qëndrim individual i çdokujt që është në kundërshtim me parimet që i ka Nisma Socialdemokrate. Ju e dini si ka qenë dhe si është qasja e Nismës në raport me subjektet e tjera politike dhe liderët e tyre”.