Posti i presidentit ditët e fundit ka qenë tema më e diskutuar në elitën politike. Kjo për shkak se ky post u pa si pengesë për lidhjen e koalicionit mes LDK-së dhe LVV-së.
Edhe pse presidenti aktual, Hashim Thaçi ka gati edhe dy vite mandat, LDK dëshiron që ajo të jetë partia e propozon.
Janë përmendur emrat të shumtë në media për ta zëvendësuar presidentin Thaçi kur t’i mbaron afati.
Kryetari i LDK Isa Mustafa, kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, anëtari i kryesisë së LDK, Kujtim Shala dhe nënkryetari, Lutfi Haziri janë disa nga emrat më të përmendur.
Por, çfarë kualifikime kërkohen sipas Kushtetutës së Kosovës për të qenë president?
Neni 85 e definon se çfarë kualifikime duhet të ketë një person që të jetë president i Republikës së Kosovës, shkruan Indeksonline.
“Neni 85 [Kualifikimi për Zgjedhjen e Presidentit]
President i Republikës së Kosovës mund të zgjidhet çdo shtetas i Republikës së Kosovës, i cili e
ka mbushur moshën tridhjetë e pesë (35) vjeçare.”
Deri më tani Kosova ka pasur 6 president, duke llogaritur edhe aktualin.
Presidenti i parë dhe historik i Kosovës njihet i ndjeri, Ibrahim Rugova. Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, është Fatmir Sejdiu. Pas tij, si ushtrues detyre për afro gjysmë viti ishte Jakup Krasniqi.
Po ashtu për një muaj, president në vitin 2011 ishte Behgjet Pacolli. Atë e zëvendësoj, Atifete Jahjaga që e mbajti këtë post për plotë 5 vite. Ndërsa që nga viti 2016 është Hashim Thaçi