Me siguri që ju e dini mirë se jeni përkrah njeriut të duhur, me të cilin jeni e dashuruar dhe po jetoni marrëdhënien në çift që gjithmonë e keni ëndërruar, por ne po ju japim një freskim kujtesës suaj.
Na tregoni, po ju çfarë do t’i shtonit listës?
- Ai mburret gjithmonë për ty. Nëse ti ngrihesh në detyrë në vendin e punës apo thjesht fiton bileta për një koncert, ai nuk reziston dot pa i thënë të gjithëve, madje edhe atëherë kur t’i nuk e konsideron aq të rëndësishme. Sepse ai është fansi yt më i madh.
- Edhe pas shumë vitesh të kaluara së bashku, ai akoma vazhdon të bëjë gjeste të vogla prej kavalieri për ju. Si për shembull, të të hapi derën, apo të të mbajë përkrahu kur ty të dhembin këmbët, pasi ke mbajtur veshur taka të larta gjatë gjithë ditës dhe nuk ke fuqi të hedhësh as edhe një hap më shumë.
- Ai nuk mundohet të të ndryshojë ty. Ai e di që ti mund të jesh më e çrregullt se ai, se ti nuk di të gatuash apo të pëlqen të kesh pranë një kotele të vogël – dhe atij nuk i prishin punë këto, për të është gjithçka në rregull.
- Mund të qash përpara tij, pa u ndjerë në siklet. Ai e di kur duhet të shqetësohet, apo kur ti thjesht je prekur nga skena e ndonjë filmi.
5. “Më mungon” nuk është thjesht një fjalë që ti ja thua kot. Është diçka që ti e ndjen me të vërtetë, edhe nëse nuk ka kaluar shumë kohë (p.sh. dy orë) që kur u takuat me njëri-tjetrin