Moskuptimet, mungesa ne dialogut mund ta vënë në krizë marrëdhënjen në çift.
1.Shmangni gjykimin
Të pranosh tjetrin do të thotë të pranosh edhe “defektet” e tij. Por nëse defekti ju bezdis, përpiquni së pari të shmangni gjykimin. Në vend që të nxirrni konkluzione, më mirë bëni një diskutim konstruktiv. Kujdes me termat e përdorur, pasi fjalët mund të lëndojnë. Gjeni një moment kur të dy të jeni të qetë dhe flisni.
2.Respektoni hapsirat e partnerit
Periodikisht, në një çift shfaqet dëshira për t’u larguar momentalisht nga tjetri dhe për të qëndruar me veten. Duke u lëkundur kështu mes nevojës për intimitet me partnerin dhe asaj për të pohuar autonominë. Përpiquni të mos e bezdisni partnerin me kërkesat tuaja, nëse e ndjeni këtë nevojë. Nëse nuk e ka mundësinë për t’u larguar, nuk do ta njohë dëshirën për t’u afruar dhe përballur qetësisht me ty, shkruan Revista Class.
3.Kujdesuni për Imazhin
Për një bashkëjetesë stimuluese është mirë të mos i humbni zakonet e mira që i kishit para se të ndanit të njëjtin shtrat me partnerin. Sa kohë i kushtonit vetes para bashkëjetesës? Jepini sërish të njëjtën kohë të nevojshme vetes, për t’u kujdesur për pamjen. Është një mënyrë për t’i treguar partnerit interesin kundrejt tij. Mos e harroni: moskokëçarja është një nga armiqtë më të këqij të çiftit.