Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit, Jurgen Stock, përcjell InLajmi.
Luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit, përkushtimi ndaj sundimit të ligjit dhe angazhimi i institucioneve të rendit të Republikës së Kosovës, ishin temat kryesore të diskutimit.
Kryeministri Kurti e njoftoi sekretarin Stock për sukseset e shënuara përballë grupeve kriminale dhe krimit të organizuar përgjatë 2 viteve të fundit dhe për bashkëpunimin frytdhënës me shtete dhe organizata partnere në luftimin e krimit të organizuar transnacional.
Duke theksuar se nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm pa sundim të ligjit, kryeministri tha se Kosova është e përkushtuar për shtet ligjor dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social. /InLajmi/