Në shënim të 15- vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani, Kryetarin e Kuvendit të Republikës, Glauk Konjufca dhe presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, morën pjesë në ngritjen solemne të flamurit të Republikës së Kosovë, nën intonimin e himnit shtetëror, përcjell InLajmi.
Pasi nderuan flamurin e Republikës së Kosovës, homazhe u bënë edhe te Monumenti i të Pagjeturve, për të vazhduar pastaj me homazhe dhe vendosje të luleve të freskëta edhe te varri i ish-presidentit Dr. Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit, Adem Demaçi.
Kryeministri Kurti me rastin e 17 Shkurtit, bëri homazhe dhe vendosi lule edhe të Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, duke e quajtur këtë të fundit si kryeqytetin e kryengritjes.
Vizita në Prekaz, shtoi më tej, në këtë ditë kaq të rëndësishme për popullin dhe historinë tonë, tregon që rruga jonë përpara gjithmonë e ka në mendje dhe në kujtesë çmimin e lartë që kemi paguar për lirinë që gëzojmë
Pas Prekazit, kryeministri Kurti bëri nderimet e tij edhe te Monumenti i Policëve të Rënë në detyrë, si dhe te monumenti “Heroinat”. /InLajmi/