Ka shkuar në mbi 20.000 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri.
17.134 persona kanë vdekur veç në Turqi, teksa në Siri janë shënuar 3.162 viktima deri tash.
“Kjo është tragjedia më e madhe që nga vitit 1939”, tha presidenti turk, Tayip Erdogan ditën kur ra tërmeti në vendin e tij, shkruan BBC.
Ndërkaq, vlen të përmendet se edhe Kosova ka dërguar ndihma në Turqi, transmeton lajmi.net.
Këto ndihma përbëhen nga njësite kërkim-shpëtimi si dhe infermierë e mjekë në ndihmë të operacioneve për nxjerrjen e të mbijetuarve nga rrënojat e ndërtesave