Njohësi i çështjeve juridike dhe politike në vend Albert Krasniqi, ka reaguar pas deklaratës së emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçaku, i cili të hënën mbrëma deklaroi se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar planin franko-gjerman, përcjell InLajmi.
Krasniqi thotë se si Kurti ashtu edhe Haradinaj sa kanë qenë në opozitë janë bashkuar për ta kundërshtuar Demarkacionin dhe Asociacionin, por sipas Krasniqit, që të 2 i pranuan këto marrëveshje sa erdhen në qeverisje.
Tutje, ai thotë se këto marrëveshje mbesin të njëjta pavarësisht tentimit të Kurtit ashtu edhe të Haradinaj që me kushte e raporte “të hedhin hi ndaj syve të publikut”.
Postimi i plotë i tij:
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti i patën bashkuar kauzat sa ishin në opozitë për të kundërshtuar qeverinë. Njëri me Demarkacionin, e tjetri me Asociacionin.
Si për ironi, Haradinaj kryeministër e bëri Demarkacionin, e Kurti kryeministër po e bënë Asociacionin.
Njëjtë sikur Haradinaj që e paketonte marrëveshjen e Demarkacionit me një raport të komisionit për rishikimi të marrëveshjes, Kurti po e bënë me gjashtë kushtet e vendosura. Në esencë, marrëveshjet mbesin të njëjta vetëm shtohet hiri ndaj syve të publikut. /InLajmi/