Ish-anëtari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Ylli Hoxha komentoi deklaratën e ministrit, Hekuran Muratit rreth vlerës së tatimit ne pronë, përcjell InLajmi.
Ai kërkoi nga Murati që të tërhjek vendimin e rivlerësimit të pronave, pasi sipas tij tani nuk është koha që të ketë rritje të vlerës së tatimit.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Murati për rritjen e faturave të Tatimit në Pronë: Vendimin e ka marrë Qeveria e Isa Mustafës, ka hyrë në fuqi gjatë Qeverisë Haradinaj
Koment: O ti shoq, flm shume per kete informate, por kjo nuk eshte ceshtja me e rendesishme e kesaj teme! Fakti qe ata kane pergjegjesi nuk e justifikon vendimin tend!Thjesht terheqe vendimin e rivleresimit te pronave sepse nuk eshte kohe e rritjes se tatimit kjo! /InLajmi/