Kryediplomatja Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë së Asociacioni nuk mund të implementohet e krejt kjo pasi sipas saj kjo e shkelë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, raporton InLajmi.
Ministrja ka ngritur në piedestal Qeverinë në të cilën ajo vepron, duke thënë së po kjo Qeveri nuk do të kërkojë rrugica për të implementuar Asociacionin.
“Asociacioni për të cilin palët janë marrë vesh në Bruksel, ai nuk mund të implementohet në vendin tonë sepse e shkelë Kushtetutën”, tha ajo ndër tjerash.
Tutje ka theksuar kryediplomatja se Kosova nuk do të kërkojë rrugica për implementimin e Asociacionit.
“Kjo Qeveri e Republikës së Kosovës nuk do të kërkojë rrugica për të implementuar një Asociacion që e shkelë Kushteutën tonë”, tha Gërvalla.
Nëse ka gatishmëri nga ana e Beogradit të t’i dhënë të drejtave pakicave në Serbi, Gërvalla tha se “jemi dakord të bisedojmë”, po që assesi Qeveria e Kosovës nuk do ta shkelë Kushtetutën e saj.
“Nuk mund të kërkoni nga Qeveria e Republikës së Kosovës ta shkelë Kushtetutën e saj”, tha ajo./InLajmi/