Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka reaguar menjëherë ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, në lidhje me deklaratën e ministres për mos shkarkimin e ambasadorit, Martin Berishaj, përcjell InLajmi.
Çitaku u shpreh se nuk mjafton vetëm shkarkimi për Berishajn, sepse miliona euro kesh nuk janë fjalë.
Sipas Çitakut, diplomati Berishaj jo vetëm që duhet të shkarkohet, por edhe duhet të kthehet në Kosovë dhe të përballet më drejtësinë.
Postimi i plotë i saj:
Shkarkimi nuk mjafton, Ministre! Miliona euro në kesh nuk janë fjalë.
Martin Berishaj duhet të kthehet në Kosovë dhe të përballet me drejtësinë. Menjëhere./InLajmi/