Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur këtë të mërkurë se ka filluar restaurimi i Kompleksit të Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt, përcjell InLajmi.
Nga Komuna treguan se puna për restaurimin e pllakave përfshinë rregullimin e plotë të pllakave dhe ngjyrosjen e tyre.
Më tej në njoftim thuhet se kjo punë do të vazhdojë me javë të tëra deri në përfundimin e plotë.
Njoftimi i plotë i Komunës së Skenderajt:
Njoftohen familjet e dëshmorëve, të cilët kanë të varrosur familjarë të tyre të rënë gjatë luftës sonë çlirimtare, të cilët pushojnë në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, se Agjencioni për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale ka filluar punën për restaurimin e pllakave ku janë të gdhendur emrat e dëshmorëve të kombit të cilët pushojnë në Marinë. Puna për restaurimin e pllakave përfshinë rregullimin e plotë të pllakave dhe ngjyrosjen e tyre, punë e cila do të vazhdojë për disa javë deri në rregullimin e plotë të tyre. /InLajmi/