Avokati Skënder Musa, ka theksuar se nuk duhet përjashtuar mundësia e krijimit të një TASK FORCE, lidhur me armëmbajtjet pa leje. Krahas kësaj, ai thotë se dënimet për armëmbajtjet pa leje janë relativisht “të lehta”.
Avokati Skënder Musa, ka thënë se dënimet lidhur me armëmbajtjet pa leje në Republikën e Kosovës, shqiptohen një shumicë vetëm me gjoba, dënim ky i cilësuar sikurse “i lehtë” nga ana e Musajt.
Musa ka thënë se prezenca e armëmbajtjeve pa leje paraqet një rrezik, gjersa bën një krahasim të dënimeve me shtetin fqinj, lidhur me kryerjen e kësaj vepre penale.
“Vetëprezenca e armëve pa leje në duart e qytetarëve paraqet rrezikshmëri dhe është një e vërtetë shumë e madhe që në Kosovë dënimet për armëmbajtje pa leje janë të lehta, për shkak se shumica e dënimeve shqiptohen me gjobë e jo dënime me burg, edhe pse realisht dënimet janë shumë të ashpëra” , ka thënë ai, teksa ka theksuar se përkundër Kosovës, në Shqipëri, dënime të tilla arrijnë deri në 7 vjet burgim.
Musaj i sheh sikurse të nevojshme kontrollat e vazhdueshme nga Policia e Republikës së Kosovës, gjersa ai thekson se nuk duhet përjashtuar as mundësia e krijimit të një TASK FORCE, shkruan TV Dukagjini.
“Sa i përket lokaleve të natës, sidomos klubeve të natës, është e domosdoshme që Policia e Kosovës të ketë kontrolla rutinore të shpeshta, sidomos kontrolla për armë, kazino dhe mjeteve të tjera…Ajo çka unë mendoj se është mirë është që në nivel të Kosovës të ketë një TASK FORCE dhe jo t’u lihet regjioneve, për shkak se nivele regjionale, Kosova edhe kështu është vend i vogël, njihen në mes vete policët dhe pronarët e lokaleve dhe është e pamundshme që sigurimet në lokale të ketë armë pa leje dhe të marrin armë me vete, pastaj ndodhin edhe vrasjet”, shtoi ai.