Çfarë është gjëndra tiroide, shkaktarët dhe pasojat nga rritja e saj, për InLajmin flet endrokrinologia Hana-Goranci.
Gjithashtu endrokrinologia flet edhe për mënyrën e trajtimit të gjëndrës, ushqimet të cilat duhet të konsumohen për evitimin e rritjes së saj.
InLajmi: Çfarë janë gjëndrat tiroide?
Dr. Ilirijana Hana-Goranci: Gjëndra tiroide është gjëndër e vogël vetëm 25 gramë e cila gjendet në pjesën e përparme të poshtme të qafës e që përbëhet prej 2 llobeve, llobi i djathtë dhe i majtë dhe prej ilsllusit e cila kalon traken. Rëndësia e kësaj gjëndre është vitale për jetën për shkak se merr pjesë në metabolizmin e yndyrnave, karbohidrateve dhe proteinave. Në kushte fiziologjike përmes hormoneve që prodhon kjo gjëndërr sigurohet homeostaza apo mirëqenien e tërë organizmit. Receptorët e këtyre hormoneve gjenden në tërë qelizat e organizmit, prandaj mbarvajtjen qelizore të organizmit e siguron gjëndra tiroide me 2 hormonet e saj trioksiona dhe triotirorina e që në popull është e njohur si T3 E T4, apo më miri të themi, format e tyre të lira Ft3, Ft4. Themi forma të lira për shkak se këto 2 hormone të cilat formohen prej jodit dhe prej një aminoacidi tirozin përbëjnë 3 komponente në triotironinë dhe 4 komponente në tiroksinë. Këto hormone krijojnë një mbarëvatje të shkëlqyer të organizmit, prandaj sëmundjet e këtyre gjëndrave me tajim të rritur apo të zvogëluar shkaktojnë sëmundje.
InLajmi: Cilët janë shkaktarët dhe pasojat e aktivizimit të gjëndrës tiroide?
Dr. Ilirijana Hana-Goranci: Shkaqet e aktivizimit të gjëndrës tiroide janë shumë e të ndryshme. Duke marrë parasysh patologjitë që ndodhin në këtë gjëndër edhe pse gjindet në një vend ku ka vaskularizim shumë të mirë dhe ku ka drenazh shumë të mirë limfatike prapë nuk mund t’i shpëtoi atakimeve të jashtme, pra inokseve të jashtme që janë bakteriet, infeksionet virale, autoimuniteti, stresi i vazhdushem, predispozita gjenetike, radiacioni, perdorimi i medikamenteve të ndryshme etj.
InLajmi: Ku është më e shprehiur gjëndra tiroide, tek meshkujt apo femrat?
Dr. Ilirijana Hana-Goranci: Femrat janë ato që preken më shumë se meshkujt nga gjëndra tiroide. Nuk dihet akoma se përse, por gjithmonë femrat janë të atakuara më teper kjo ndoshta sepse prodhojnë hormone seksuale me shumë, prandaj femrat duhet të jenë më të kujdeshme sidomos femrat që në familje e kanë gjenetike gjëndrën tiroide. Është shumë me rëndësi që femrat prej moshës 35 vjeqare duhet të bëjnë vizitë tek endokrinologu për të bërë dozimin e hormoneve dhe për të pare në çfarë gjendje është gjëndra. Gjëndra tiroide diagnostikohet shumë lehtë.
InLajmi: Si trajtohet gjëndra tiroide, sa është e efetshme terapia medikamentoze?
Dr. Ilirijana Hana-Goranci: Hipotiroza në mungesë të hormoneve tiroide jepet një hormon, terapi supsituive, direkt e japim hormonin që është tiroksinapor ka raste edhe kur japim trioteroninën. Tiroksina konvertohet në perferi dhe vepron si trioteroninë, nevojat ditore për tiroksinë janë 150-200 mikrogram. Ne terapinë e fillojmë me doza të vogla për të mbrojtur pacientin, prandaj edhe duhet pasur shumë kujdes atëherë kur fillojmë me rritjen e dozës. Kur rritet doza nëse pacienti ka shtrëngim gjoksi ose dhimbje duhet të ndalet dhe të kthehet në dozën paraprake dhe normal të lajmrohet tek mjeku. Hiperteoidizmi. Në disa raste të trajtimit të gjëndrës tiroide fillojmë me doza më të mëdha sepse duam ta frenojmë që në fillim sintezën, pastaj gradualisht shkojmë duke e zvogëluar dozën. Terapia zgjatë një vit, apo me raste edhe deri në 2 vite. Nëse ndodhë që sëmundja përsëritet, sipas rregullave nuk duhet të vazhdohet terapia e njëjtë, por të vazhdohet me një terapi tjetër. Pra fillojmë me terapinë me jod për shkak se gjëndra tiroide është përthithëse e jodit radioktiv. Pastaj pacienti kalon në hipotiroz sepse shkatërrohet gjëndra. Pra, trajtimi i gjëndrës tiroide provohet me terapi, por në rastet kur edhe terapia nuk ka efekt, atëherë në të tilla raste duhet intervenimi kirurgjik.
InLajmi: Ushqimi që duhet të shmangni ose ai i cili preferohet të mirret?
Dr. Ilirijana Hana-Goranci: Siç thash edhe më parë, hormone e tiroidës sintetizohen nga jodi dhe tirozinës, Më herët në vendin tone kanë qenë disa pjesë, lokalitete ku ka qenë e shprehur mungesa e jodit, pra në ato pjesë ushqimi dhe uji që kanë konsumuar nuk ka qenë i pasuruar edhe me jod, prandaj edhe në organizmin e tyre ka pasur mungesë jodi. Kështu Deçani ishte i njohur si vendi ku njerëzit kishin ”gushën”, krejt kjo për shkak të mungesës së jodit në ushqimet që ata kanë konsumuar. Pra, mungesa e jodit shkakton çrregullimet e gjëndrës tiroide. Prandaj ushqimet që i konsumojmë duhet të jenë të pasura me jod. Por, personat që vuajnë nga hipertiroidizmi është e kundërta, ata duhet të përdorin ushqime të detit, merluci, algat, spirulinat peshqit, frutat e detit etj. Këta persona duhet pasur kujdes e nuk duhet të konsumojnë ushqimet si: brokoli, lulelakra etj. Kemi fat që kripa është e jodizuar dhe duhet të kemi kujdes të mos e lëmë kripën e hapur. Ndër ushqimet që kanë jod janë edhe të verdhat e vezëve e që preferohet të përdoret shumë, pastaj edhe produktet e qumështit gjithashtu janë të pasura me jod e që duhet të konsumohen. Arjanita Osmanaj /InLajmi/