Aktivisti i më hershëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Valdrin Ahmeti do të kandidojë për deputet.
Këtë e ka bërë të ditur vet Ahmeti në rrejetin e tij social Facebook.
Ai ka treguar se Dega e VV-së në Prishtinë, më saktë Këshilli i degës së Prishtinës, ia ka dhënë votat për të qenë në listë. Një veprim i tillë duket i papritur, pasi që VV-ja dhe aktivisti Valdrin Ahmeti, i njohur me nofkën “Altoparlanti” për shkak të pjesëmarrjes në organizim protestash, nuk i kishin marrëdhëniet e mira gjatë gjithë kohës.
Partia e Albin Kurtit, përmes Komisionit disiplinor, para disa vjetë e kishte shkarkuar Valdrin Ahmetin nga pozicioni i drejtuesit të Sekretariatit për Logjistikë dhe IT, pasi ishte vërtetuar se ai kishte abuzuar me detyrën dhe kishte keqpërdorur donacionet e partisë, duke i përvetësuar.
Madje, ai ishte përjashtuar nga gjitha pozicionet drejtuese dhe për një kohë të gjatë i ishte ndaluar të kandidonte në çfarëdo detyre.
Duket se Kurti ia ka faliur këtë aktivistit Ahmeti, pasi që ai kishte mbrojtur më zell kryetarin e VV-së, gjatë ndarjes së kësaj partie, kur u larguan 12 deputetët dhe dy kryetarët e komunave, bashkë me shumë aktivistë.
Më poshtë e gjeni vendimin e komisionit disiplinor: