I pari i Prishtinës, Përparim Rama bëri të ditur Festivali “Sunny Hill Festival” është nominuar në 2 kategori të rëndësishme ndërkombëtare nga European Festival Awards, përcjell InLajmi.
Rama njoftoi se ky festival është nominuar për kategoritë e festivalit të madhësisë mesatare dhe festivali i ri më i mirë.
Në njoftimin e tij gjendet edhe linku, ku qytetarët mund të votojnë, e për këtë gjë kryetari Rama i inkurajon të gjithë të votojnë.
Postimi i plotë i tij:
Festivali më i madh në Kosovë, dashuria e përvitshme e Prishtinës, Sunny Hill Festival është nominuar nga European Festival Awards në 2 kategori shumë të rëndësishme ndërkombëtare.

Sunny Hill po garon për çmimin: Best Medium-Sized Festival Prishtinë dhe Best New Festival për edicionin në Tiranë).
VOTONI për SUNNY HILL FESTIVAL në tre hapa të thjeshtë:
1️⃣ Klikoni në këtë link 👇🏼
https://www.surveymonkey.com/r/efavoting2022
2️⃣ Zgjedhni Sunny Hill Festival në pyetjet nr. 2 dhe nr.5
3️⃣ Shkruani emrin, mbiemrin, emailin tuaj dhe shtypni DONE ✅/InLajmi/