Ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, derisa thekson ajo se më shumë se asnjëher më parë tani nevojitet dialog kondtruktiv mes palëve, përcjell InLajmi.
Sipas saj, dalja e serbëve nga institucionet e Kosovës është një akt përshkallëzimi.
Xhaçka tha se “Dalja nga institucionet e Kosovës është një akt përshkallëzimi në një kohë kur nevojitet bashkëpunim dhe dialog konstruktiv. Ky nuk është momenti për të hequr dorë dhe bojkotuar. Ky është momenti kur dialogu nevojitet më shumë se kurrë”.
Kujtojmë se për situatën në veri ka reaguar edhe President ii Shqipërisë Bajram Begaj. /InLajmi/