Kieran Tierney mund të largohet së shpejti nga Arsenal.
Mbrojtësi skocez, Kieran Tierney me shumë gjasë do të ndajë rrugët me skuadrën e Arsenal, pasi konkurrenca në klub është shtuar.
Raportime të “Telegraph” bëjnë të ditur se Tierney do të largohet pasi s’po gjen vend në planet e Mikel Arteta.
Mbrojtësi i krahut, i cili vuante nga një lëndim vitin e kaluar, ka bërë vetëm tri paraqitje në Premier League këtë sezon, shkruan lajmi.net.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë opsionet që Tierney do t’i ketë përpara.