Agjencia Evropiane e Hapësirës ka publikuar një foto të re të teleskopit James Webb që tregon 2 galaktika që përplasen.
Ato janë të mbuluara nga një re pluhuri hapësinor përmes të cilit depërtojnë rrezet infra të kuqe të Webb-it.
Krahasuar me imazhin e mëparshëm të Hubble të IC 1623, pamja e Webb zbulon një shtresë krejtësisht të re në strukturën e galaktikave të bashkuara. Në foto është materiali qendror me dritë të kuqe dhe portokalli.
2 galaktikat e regjistruara janë 270 milionë vite dritë larg nesh. Astronomët besojnë se bashkimi mund të prodhojë gjithashtu një vrimë të zezë supermasive, e cila nuk është e dukshme në këtë imazh.
Imazhi u krijua nga një kombinim i të dhënave të kapura nga tre nga katër instrumentet e Webb, tha Agjencia Evropiane e Hapësirës në një deklaratë.
James Webb është një teleskop hapësinor revolucionar, nëntë miliardë dollarësh me rreze infra të kuqe. Ai është 100 herë më i ndjeshëm se teleskopi Hubble dhe kryesisht do të vëzhgojë pafundësinë e hapësirës në spektrin infra të kuq, gjë që do ta lejojë atë të depërtojë në retë e gazit dhe pluhurit ku lindin yjet.
Rrezatimi infra i kuq i Webb-it ka një gjatësi vale më të madhe se drita e dukshme ose ultravjollcë, e cila shpërndan grimcat përreth më lehtë në gjatësi vale më të shkurtra, përcjell Top Chanel.
Kjo do të thotë që drita infra e kuqe mund të depërtojë në zonat me pluhur dhe me re.