Me shumë lehtësi, Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në raundin e tretë në Kampionatin Botëror të xhudos.
Në raundin e 2-të, Krasniqi eliminoi xhudisten, Lin Hsuan Hsu me IPPON brenda 30 sekondave
Në raundin e parë, kampionia olimpike kaloi pa luftë, kurse në raundin e 3-të do të ketë punë me xhudisten italiane, Giuffrida Odette, shkruan Zëri.info.
Distria Krasniqi po udhëhiqet nga trajnerja Majlinda Kelmendi në këtë Botëror.