Ka më shumë se një orë që ka filluar takimi mes Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa.
Takimi është duke u zhvilluar në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Mediat nuk kanë qenë të lajmëruar për këtë takim.
Isa Mustafa para takimit tha se do të bisedoj me Kurtin por që nuk garanton asgjë.
Ka më shumë se një orë që ka filluar takimi mes Kryetarit të LVV, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, ku është duke u zhvilluar në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Për këtë takim mediat nuk kanë qenë të lajmëruara, ku është marrë vesh edhe për thirrje të një mbledhjeje të LDK-së që do të mbahet nesër paradite, ku temë diskutimi do të jetë procesi i deritashëm negociator ndërmjet dy partive.
Mustafa tha shkurtimisht se do të takohen me Kurtin, por, që nuk tha se mund të garantojnë se ku do të arrihet.
“Do të bisedojmë ku arrijmë nuk mund të ju garantojmë”, deklaroi shkurtimisht Mustafa, e shoqëruar nga Vjosa Osmani./InLajmi/