Ylli maroken, Hakim Ziyech lidhej me një kalim të mundshëm te Milani gjatë merkatos së verës, por një lëvizje e tillë nuk u kompletua.
Sipas ‘TMW’, Milan vazhdojnë të mbeten të interesuar për anësorin e Chelsea dhe do të tentojnë të sigurojnë kartonin e tij gjatë merkatos së janarit.
Kampionët në fuqi të Italisë synonin një huazim të lojtarit gjatë verës. Mbetet të shihet se çfarë propozimi do të kenë ata gjatë janarit, përcjell lajmi.net.
Në garë për Ziyech mund të jetë edhe skuadra e Ajax.