• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 18 June, 2025
  • Hyrje
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Në Gjermani paralajmërohet që çmimi i bukës të shkoj deri në 10 euro

V E nga V E
17 September 2022
në KRYESORE
0 0
0
Në Gjermani paralajmërohet që çmimi i bukës të shkoj deri në 10 euro
0
SHPERNDARJE
91
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë para për gaz dhe rrymën elektrike, kjo nuk është gjë e re për bukëpjekësit. Çmimet aktuale të energjisë për shumë sektorë po bëhen të papërballueshme.

Bukë, panine, ëmbëlsira dhe biskota – „Ne jemi një kompani klasike e zejes së bukëpjekjes dhe patiçerisë, ku shitet çfarë piqet në furrat pas banakëve”, e vlerëson Tobias Plaz sipërmarrjen e tij në Eutingen, një fshat në Jug të Gjermanisë pranë Shtutgartit. Që nga viti 1890 është themeluar kjo sipërmarrje familjare, që menaxhohet tani nga brezi i 4. Vitin e kaluar ne e rikonstruktuam tërësisht dyqanin, përmes një vitrine të re klientët mund të shohin nga banaku se çfarë piqet në pjesën e pasme të dyqanit.

Por pikërisht tani Tobias Plaz nuk di më se si ta menaxhojë më tej biznesin e tij. Në fund të gushtit atij i erdhi njoftimi me postë nga furnizuesi me gaz. Në vend të dhjetë centëve që ka paguar deri tani për kw/h për gazin këtej e tutje ai duhet të paguajë gati 35 cent. “Këto informacione duam t’i ndajmë me ju, në mënyrë që të keni mirëkuptim, kur ne do të na duhet të përshtasim çmimet për produktet tona”, shkruan bukëpjekësi në Facebook dhe Istagram, ku ka vendosur një fotografi të njoftimit nga furnizuesi i gazit për çmimet e reja.

Bukëpjekësit protestojnë në Hanover

Edhe në të tjera sipërmarrje të bukëpjekjes në Gjermani gjatë këtyre ditëve po mbërrijnë kërkesat me çmimet e reja nga furnizuesit e energjisë. Me çmime të tilla, sipërmarrësit janë të shtangur dhe vrasin mendjen se si do t’i përballojnë këto kosto. Eckehard Vatter, i cili ka një firmë buke me 35 filiale dhe 430 të punësuar në Saksoninë e Ulët, në të ardhmen do të duhet të paguajë mbi 75.000 euro në muaj për gazin. Deri tani ai ka paguar rreth 5.800 euro.

Në Hanover Vatter dhe shumë kolegë të tij dolën në protesta në rrugë. “Shpëtoni bukëpjekësit” shkruhej në pankartat e banderolat e tyre, që i mbanin rrugës rreth 1000 bukëpjekës protestues dhe punonjësit e tyre. Në shumë lande prej ditësh shitja po bëhet në errësirë për të tërhequr vëmendjen e klientëve. “Ne po na shuhet drita – sot drita e nesër furra?”, kjo është motoja e tyre.

Një panine për pesë euro

Pa energji furrat nuk mund të punojnë, por si mund t’i nxjerrin kostot e larta bukëpjekësit? Të rrisin përkatësisht çmimin e bukës dhe të panineve? Një panine për pesë euro dhe një bukë për dhjetë euro? Klientët nuk do ta përballonin, për këtë janë të sigurtë bukëpjekësit. Shoqata qendrore e zejtarisë gjermane të bukëpjekësve paralajmëron, që shumë sipërmarrje do të detyrohen të heqin dorë nga biznesi, nëse nuk marrin ndihma financiare nga shteti.

Paketat e ndihmës të qeverisë deri tani kanë pasur kryesisht në fokus buxhetet familjare dhe jo aq sipërmarrjet. 95 miliardë euro janë planifikuar për t’ua bërë të përballueshme qytetarëve çmimet shpërthyese të energjisë. Por u desh kohë derisa koalicioni qeverisës i socialdemokratëve, ekologjistëve dhe liberalëve ta kuptojë, që edhe sipërmarrjet nuk mund t’ia dalin dot kësaj krize pa mbështetje.

Kush duhet t’i paguajë çmimet e larta?

“Çdo ditë marrim telefonata emergjence nga ndërmarrje, që janë në prag të ndërprerjes së prodhimit – edhe sepse ato nuk t’i kompensojnë më çmimet jashtëzakonisht të larta të energjisë duke ua kaluar klientëve këtë barrë çmimesh”, paralajmëron Hans Peter Wollseifer, president i shoqatës qendrore të zejtarisë, në intervistë me gazetën “Rheinischen Post”. Dinamika e falimentimeve është shumë më e keqe se sa në pikun e pandemisë së koronavirusit. Sipas një sondazhi të shoqatës gjermane të industrisë (BDI) një e treta e sipërmarrjeve industriale konsideron se po i kërcënohet ekzistenca.

Në pllakatë me shkronja të zeza në sfond të verdhë shkruhet: Po na shuhet drita. Alarm për bukën. Politikanët tanë po e shtyjnë zejtarinë e bukëpjekësit në krizën më të madhe të të gjitha kohërave! Në sfond shihen demonstruesit.

Shembuj të krizës ka çdo ditë e më shumë. Prodhuesi i kartës higjenike Hakle njoftoi falimentimin duke argumentuar, se rritja e kostove nuk mund të kompensohet me rritjen e çmimeve të shitjes me pakicë. Koncerni i çelikut Arcelor Mittal ka ndërprerë prodhimin në dy filiale në Veri të Gjermanisë dhe e ka nxjerrë stafin e punonjësve në sistemin e pagës minimale. Enti shtetëror i sigurimit të papunësisë u shlyen tani atyre pagat.

Gjermania kërcënohet të bjerë në recesion

Nëse një sipërmarrje ndërpret prodhimin, kjo shpesh ka pasoja të ndjeshme edhe ndaj degëve të tjera të ekonomisë si dhe për konsumatorët.

Studiuesit e ekonomisë dhe vet përfaqësuesit e ekonomisë llorgarisin që Gjermania është në rrugën e recesionit ngjashëm si me humbjet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Në ditën e sipërmarrësve në Gjermani, ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, premtoi ndihma financiare, por iu desh të pranojë, që nuk ka ende marrëveshje brenda radhëve të qeverisë për volumin konkret të tyre.

Ministri Habeck nuk mund ta thotë shifrën e saktë se sa do t’u kushtojnë këto ndihma financiare taksapaguesve. Por një gjë është e qartë, se jo vetëm siparmarrjet e industrisë, që janë në garë ndërkombëtare, do të përfitojnë, por edhe ndërmarrjet e mesme e kryesisht ato që përdorin intensivisht energjinë. Pra edhe bukëpjekësit. Qeveria do ta vendosë në javët e ardhëshme programin e ndihmave, tha Habeck në Berlin. Por ndihmat duhet të ketë efektin prapavepruas, pra duke nisur nga shtatori. „Ne duhet të ofrojmë tani të gjithë forcën financiare, që është e nevojshme, për të siguruar substancën e mirë të ekonomisë dhe vendeve të punës në vend”, tha Habeck pas takimit me 40 shoqata ekonomike të ndërmarrjeve të nivelit të mesëm.

Jo subvencione të përhershme

Ndihmat financiare do të paguhen për një kohë të kufizuar, derisa të japin efektin e duhur përpjekjet kombëtare dhe ndërkombëtare në nivel europian për zbutjen e çmimeve të energjisë dhe gazit, deklaroi Habeck. Por a do të mjaftojë kjo? Steffen Müller, profesor në Institutit Leibniz për Studimet Ekonomike në Halle tërheq vëmendjen, se rritja e çmimit të energjisë, ashtu si edhe rritja e inetersave të kredive nuk janë një dukuri e përkohshme, por ato mund të mbeten afatmesëm ose afatgjatë.

“Programet e ndihmave, që synojnë përballimin e një periudhe të caktuar krize, i spostojnë problemet në këtë situatë me disa muaj në të ardhmen një barrë kjo që bie kryesisht në kurriz të taksapaguesve”, shkruan Müller duke iu përgjigjur pyetjes së DW: “Masat, që për një periudhë ulin çmimin e energjisë, gjithashtu nuk janë të arsyeshme, sepse ato zbehin zellin për kursim energjie. Pikërisht këtë nuk duhet t’ia lejojmë vetes.”

Kriza përshpejton kthesën strukturore

Më të arsyeshme janë kreditë e buta, argumenton Müller, që duhen dhënë me kusht për përshtatjen e prodhimit me kursim energjie. “Thelbi i këtij argumenti është, që çmimi i energjisë edhe pas këtij dimri të mos kthehet sërish në nivelin e vitit të kaluar. Pra ndryshon diçka në strukturë.”. shkruna DW.

Normalisht është detyrë e sipërmarrjes, që të jetë e përgatitur për zhvillime të tilla, shkruan eksperti. Në një „kthesë strukturore të përshpejtuar nga kriza drejt një industrie më të gjelbër” shteti mund të ndihmojë duke i shoqëruar sipërmarrjet drejt kësaj rruge.

 

Tags: BukaÇmimeGjermania
Postimi i mëparshëm

Këta janë futbollistët që u paguan më së shumti në vitin 2022

Postimi tjetër

Brenda një varri gjenden të vrarë prindërit, gjyshërit dhe një 5-vjeçare nga rusët në Ukrainë

Të ngjajshme Postime

Ambasadori Guerot: Rruga drejt NATO-s e BE-së, përmes themelimit të Asociacionit
KRYESORE

Ambasadori Guerot: Rruga drejt NATO-s e BE-së, përmes themelimit të Asociacionit

17 June 2025
Ambasadorja izraelite: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania
KRYESORE

Ambasadorja izraelite: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania

17 June 2025
Koci paralajmëron protesta: Ne si qytetarë kemi të drejtë me funksionalizu Kuvendin
KRYESORE

Koci paralajmëron protesta: Ne si qytetarë kemi të drejtë me funksionalizu Kuvendin

17 June 2025
Shqipëria ka nisur evakuimin, Kosova s’dihet nëse ka larguar ndonjë shtetas të saj nga Izraeli
KRYESORE

Shqipëria ka nisur evakuimin, Kosova s’dihet nëse ka larguar ndonjë shtetas të saj nga Izraeli

17 June 2025
Osmani pas takimit me homologun hungarez: Potenciali i bashkëpunimit mes nesh është i madh
KRYESORE

Osmani pas takimit me homologun hungarez: Potenciali i bashkëpunimit mes nesh është i madh

17 June 2025
Kallas paralajmëron ShBA-në: Veprimi kundër Iranit nxit konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme
KRYESORE

Kallas paralajmëron ShBA-në: Veprimi kundër Iranit nxit konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme

17 June 2025
Postimi tjetër
Brenda një varri gjenden të vrarë prindërit, gjyshërit dhe një 5-vjeçare nga rusët në Ukrainë

Brenda një varri gjenden të vrarë prindërit, gjyshërit dhe një 5-vjeçare nga rusët në Ukrainë

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 6 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur më 18 qershor ndër vite?!

18 June 2025
Mish me lëng në furrë – Receta e veçantë me shije speciale

Mish me lëng në furrë – Receta e veçantë me shije speciale

18 June 2025
Moti për ditën e sotme

Sikurse situata në botë edhe moti sot pritet të jetë i destabilizuar

18 June 2025
Jetëgjatësia e një marrëdhënieje varet nga inteligjenca emocionale e mashkullit

Jetëgjatësia e një marrëdhënieje varet nga inteligjenca emocionale e mashkullit

18 June 2025
Ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-ja në stërvitje të avancuar në Luiziana

Ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-ja në stërvitje të avancuar në Luiziana

17 June 2025
Muhaxheri: 9 kryetarët aktualë garojnë në zgjedhje lokale, Burim Berisha në pikëpyetje

Muhaxheri: 9 kryetarët aktualë garojnë në zgjedhje lokale, Burim Berisha në pikëpyetje

17 June 2025
Princi i Kurorës Reza Pahlavi iu drejtohet iranianëve: Republikës Islamike po i vjen fundi

Princi i Kurorës Reza Pahlavi iu drejtohet iranianëve: Republikës Islamike po i vjen fundi

17 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Mirëse u ktheve!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Hapni një llogari të re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu