Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në të njejtën kohë anëtari i kryesisë së kësaj partie, ka thënë së ndihen të shqetësuar që nga tani në lidhje me ngritjen e çmimeve të energjisë elektrike gjatë sezonit të dimrit, raporton InLajmi.
Tutje ai i është drejtuar Qeverisë së Kosovë ku ka thënë së përderisa qytetarët po përballen me ngritje çmimesh krerët institucional po luan rolin e spektatorit.
Sipas Mustafës ishte kreu i LDK-së, Lumir Abdoxhiku, ai i cili paralajmëroi dhe kjo deklaratë e tij nuk u morë parasysh nga qeveria.
“Përderisa qytetarët e Kosovës po përjetojnë gjendjen e rëndë të krizës ekonomike, pushteti ka vendosur ta luajë rolin e spektatorit. Ishte pranvera e vitit 2021, kur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, paralajmëroi krizën e energjisë elektrike, ndërsa përgjigja e parë ishte padëgjueshmëria, ndërsa përgjigja e 2-të ishte, po citoj, “Kur nuk ka krizë, nuk kemi si të merremi me krizë”. Kur arriti kriza, pushteti insistoi se nuk do të ketë shtrenjtim të faturave. Nuk vonoi shumë, ndodhi edhe shtrejntimi fatkeqësisht”, deklaroi ndër të tjera ai.
Mustafa ka akuzuar edhe ZRRE-në ku sipasj tij edhe kjo ndërmarrje edhe kthyer në departament të qeverisë, dhe për këtë ai mendon se kjo organizat është plotësisht e pakoordinuar në veprime.
“Aq të pakoordinuara janë të veprimet e qeverisë, sa që edhe ZRRE-ja, tanimë fatkeqësisht e shndërruar në departament të qëverisë, të enjten shprehu shqetësimin se mos-alokimi i subvencionit të qeverisë për energjinë elektrike e rrezikon dhe po ashtu furnizimin me energji elektrike”, shtoi më tej Mustafa. /InLajmi/