“Sa herë shkulni një thinjë, shumë të tjera do të rriten brenda natës!” Këtë legjendën urbane e kemi dëgjuar të gjithë, por sa e vërtetë është?
Në fakt s’është ide e mirë t’i shkulni, por jo sepse do t’ju dalin shumë më tepër nga ç’keni. Kjo teori s’është e bazuar në shkencë dhe rrjedhimisht nuk ka asnjë lloj vërtetësie. Eshtë normale të humbasësh deri në 159 qime në ditë, por në thelb ato nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën në asnjë lloj forme, kështu që tërheqja e një fijeje nuk shtyn të tjerë nga skalpi i kokës.
Po çfarë mund të ndodhë nëse ju përpiqeni të hiqni atë thinjën, që të paktën të zhduket për pak kohë? Flokët e shkulur të cilave ju i shkurtuat jetën do të ndalojnë për pak dhe do të fillojnë ciklin e ardhshëm të rritjes pas rreth 3 muajsh.
“Në çdo cikël pas moshës 20 vjeç, flokët rriten pak më të hollë dhe qëndrojnë për një kohë pak më të shkurtër. Ciklet në kokë mesatarisht ndodhin çdo 5 vjet, dhe ka një numër të kufizuar të tyre.”
Pra duke shkulur fijet e flokëve me vetëdije të plotë, mund të jeni duke i bërë vetes më shumë dëm sesa nder. Përveçse shkurtoni ciklin e rritjes së tyre, ju i shkaktoni traumë gjëndrës së flokëve gjë e cila çon në infeksion apo edhe në zona të bardha ku nuk dalin më flokë, shkruan Revista Anabel.
Thinjat janë të pashmangshme kur rritemi, aq më tepër nëse janë pjesë e gjeneve tona, prandaj është thjesht çështje kohe t’i shohim. Prandaj, flokët e rinj nuk po ju dalin sepse ju shkulët disa fije, por thjesht sepse koha kalon.