Vera po sjellë hite të një pas njëshme artistet kosovar dhe ata të huaj nuk e kanë ndërmend të ndalen, që nga fillimi i sezonit të verës pothuajse çdo ditë publikohet një projekt i ri, shkruan InLajmi.
Repartisti shqiptar Rigels Rajku i njohur me emrin artistik si Noizy, së fundmi ka sjellë një këngë të titulluar “Benzi i ri”, projekt ky i cili nuk ishte paralajmëruar nga djaloshi më herët kjo këngë erdhi papritmas dhe si duket po i thyen rekordet.
Videoklipet e Noizyt çdoherë promovojnë jetën luksoze që artisti bënë, por kësaj radhe veturat që shihen në këngë kapin shifrat milionëshe.
Po një detaj tjetër që ra në sy ishte repartistja e njohur gjemano-shqiptare Loredana Zefi, e cila nuk po këndonte më Noizyn, por me patjetër ishte pjesë e videoklipit të tij.
Si duket Noizy dhe Loredana kanë krijuar shoqëri të shëndosh dhe po kanë shumë për t’i servuar fansave, por që edhe publiku po i pelqen si një 2-she.

Kujtojmë se Loredana dhe Noizy para disa javesh kanë sjellë një këngë të quajtur “Heart Attack” projekt ky i cili numëroi mbi 26 milionë klikime. /InLajmi/
https://www.youtube.com/watch?v=Kbi68PaNkIA