Në magjistralen Prishtinë-Podujevë, sot rreth orës 15:00, ka ndodhur një aksident trafiku mes 2 veturave, ku një person ka mbetur i lënduar përcjell InLajmi.
Personi i lënduar është dërguar menjëherë për tretman mjekësor, kurse organet kompetente po merren me hetimin e shkaqeve të aksidentit.
Rastin e konfirmoi për InLajmin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Rreth orës 15:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë 2 automjete në levizje. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Flora Ahmeti. /InLajmi/