Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjës Vetëvendosja, Mimoza Kusari-Lila, ditën e sotme i dërgoi një mesazh kryenegociatorit të palës serbe në dialog, Petar Petkoviq, përcjell InLajmi.
Ishte Kusari-Lila ajo që kërkoi nga Petkoviq që të tregojnë kur të jenë të gatshëm për të filluar bisedimet për njohje reciproke.
Ndërsa ky i fundit nuk heshti zgjodhi t’i përgjigjet, Petkoviq ka quajtur Kusari-Lilën të pakuptueshme kurse tutje është shprehur se dialogu nuk është ëndërr dhe dëshirë por normalizim i marrëdhënieve.
Sipas Petkoviq krejt kjo është e bazuar në vendimin e OKB-së, ndërsa tutje ai ka thënë së marrëdhënia Kosovë-Serbi është asimetrike e shteti serb është një hap para sepse është anëtare e OKB-së. /InLajmi/
https://twitter.com/PetkovicPetar/status/1546161916736839680?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1546161916736839680%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpetkoviq-reagon-kusarit-bejeni-asociacionin%2F