Barcelona më në fund ka prezantuar mesfushorin Franck Kessie si futbollistin e ri të klubit.
Reprezentuesit të Bregut të Fildishtë i përfundoi kontrata me Milanin në fund të këtij sezoni dhe nuk u dakordua me klubin kuqezi për një marrëveshje të re, pas kërkesave të larta të mesfushorit.
Ai i bashkohet blaugranasve si transferim i lirë dhe do të jetë nënshkrimi i parë i klubit spanjoll për këtë merkato verore, përcjell Sinjali.
Pas Kessies, Barcelona pritet të prezantojë edhe mbrojtësin Andreas Christensen, gjithashtu si transferim të lirë.