Punonjësit e urgjencës kanë nxjerrë disa “pjesë trupi” nga rrënojat e një sulmi raketor rus në qytetin ukrainas të Kremenchuk.
Mësohet se të paktën 19 persona u vranë në sulmin e së hënës, kur raketat ruse X-22 goditën qendrën tregtare Amstor.
Deri në 1.000 njerëz ndodheshin brenda zonës në atë kohë.
Shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës tha:
“Më 2 korrik, në orën 13:25 në Kremenchuk, punimet për heqjen e mbeturinave përfunduan në qendrën tregtare Amstor, e cila u shkatërrua nga sulmi me raketa më 27 qershor.”
“Që nga fillimi i punës janë zbuluar 29 copëza trupi”, përcjell Telegrafi.
Më shumë se 60 persona u lënduan në sulm.