Vera 2022 me plotë kuptimin e fjalës do jetë flakë fare pasi që yjet e showbizz-it kanë vendosur t’i bashkojnë fuqitë, shkruan InLajmi.
Siç tanimë dihet bashkëpunimet janë ato të cilat bëjnë jehonë e sidomos kur të 2 artistet janë të njohur dhe në zë.
E njejta vlen edhe për 2-shën që së fundmi kanë dhënë dritën jeshile e që për shumë kënd ky bashkëpunim ka qenë i shumë pritur.
Repartisti i njohur kosovar Kreshnik Fazliu-Mc Kresha, dhe këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca, më sa duket kanë vendosur që kësaj verë t’ia japin flakën.
2-shja kanë paralajmëruar këngën që do të vijë nga ta e cila do të quhet “Nuk o ka ma qet”, tani lind pytja se kujt dhe pse nuk “ia qet”, gjithçka mbetet të shihet në publikim e kësaj këngë. /InLajmi/