Komiteti Olimpik i Kosovës, ka njoftuar se xhudisti nga Kosova, Shpat Zekaj ka shkuar në çerekfinale në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, përcjell InLajmi.
Shpat Zekaj, ka mundur xhudistin italianin, Enrico Bergamelli.
Xhudisti nga Kosova ka garuar me kategorinë deri në 100 kilogramë.
Njoftimi i plotë nga Komiteti Olimpik i Kosovës:
Shpat Zekaj e nis mbarë me një fitore në shënim të artë. Xhudisti ynë mundi italianin, Enrico Bergamelli, kategoria deri në 100 kg.
Zekaj u kualifikua në çerekfinale, ku i urojmë shumë fat. /InLajmi/