Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka reaguar në lidhje me debatin ne seancën plenare ku është diskuktuar për ngrtjen e çmimeve, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë Hoxha, i‘u është drejtuar kryeministrit Kurti, duke i thënë se për me fillu me trajtu krizën së pari duhet me e kuptu që ka krizë në Kosovë.
Gjithashtu ajo tha se pozita është treguar zemërgjerë dhe i ka ofruar mundësinë për kërkesa në rezolutën e opozitës, po që edhe këtë e kundërshtuan, qeveria e Kurtit.
Postimi i plotë i saj:
Për me fillu me e trajtu krizën dhe me marr veprime lidhur me te së pari. Kurti duhet me kuptu dhe me pranu që ka krizë në Kosovë.
Debati i djeshëm në Parlamentin e Kosovës mbi ngritjen e çmimeve as shenjë nuk ua la.
Thjeshtë në fund krijuan një rezolutë paralele për ta minuar rezolutën e opozitës.
Opozita u tregua zemërgjerë dhe i ofroi mundësinë që kërkesa e mazhorancës të integrohet në rezolutën e opozitës, por natyrisht kundërshtuan.
Mazhorancë që me çdo kusht don me mbytë në agjendën dhe veprimin opozitar. /InLajmi/