Policia e Kosovës, ka njoftuar se personi i cili ka bërë aksident ditë më parë në Graqanicë ka ndërruar jetë, përcjell InLajmi.
Sipas policisë viktima ka qenë duke marrë tretmanë mjekësor në QKUK ku dhe ka ndërruar jetë.
Ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Graqanicë 29.06.2022 – 01:55. Me 30.06.2022 – 09:40 viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra në aksident trafiku ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /InLajmi/