Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e Arabisë Saudite, Feisal Ghazi Ismail, përcjell InLajmi.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur në takim ambasadorin e Arabisë Saudite, Feisal Ghazi Ismail.
Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje mysafirit, e më pas e njohu atë me punët, institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës.
Ai edhe njëherë shprehu falënderimet e tij për përkrahjen dhe ndihmat e vazhdueshme që ka dhënë shteti i Arabisë Saudite për popullin e Kosovës.
Myftiu shprehu gatishmërinë e institucionit të BIK-ut që të vazhdojë edhe më tej bashkëpunimin e mirë ndërmjet BIK-ut dhe Ambasadës së Arabisë Saudite.
Nga ana e tij, ambasadori Feisal Ghazi Ismail, shprehu falënderimet e tij për mikpritjen dhe për gatishmërinë e BIK-ut që të vazhdojë bashkëpunimi ndërmjet BIK-ut dhe Ambasadës së Arabisë Saudite.
Ai edhe njëherë çmoi lart kontributin e Myftiut Tërnava dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës për promovimin e vlerave qytetare në vend dhe për harmoninë fetare e cila ekziston në Kosovë./InLajmi/