Komiteti Olimpik i Kosovës, se Xhudistja nga Kosova Erza Muminoviq, ka humbur në çerekfinale nga francezja Melanie Vieu, përcjell InLajmi.
Muminoviq po garonte në kategorinë -48 kilogramë.
Sipas Komiteti Olimpik të Kosovës, më vonë do të garojnë edhe Flaka Loxha dhe Distria Krasniqi.
Njoftimi i plotë nga Komiteti Olimpik i Kosovës:
Xhudistja jonë, Erza Muminoviq pësoi humbje nga francezja Melanie Vieu, në çerekfinale të kategorisë -48 kg, por që garimin e vazhdon për medaljen e bronztë, të cilën do ta kërkojë përmes repasazhit.
I urojmë fat dhe suksese. Pas pak garojnë Flaka Loxha (-57 kg) dhe Distria Krasniqi (-52 kg). /InLajmi/