Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja, duke ndaluar kështu importin e arit të ri rus, thotë Departamenti Amerikan i Shtetit, transmeton InLajmi.
Në listën e zezë janë përfshirë 29 individë, gjë që ngrin çdo aset të tyre në SHBA dhe i ndalon ata të bëjnë biznes ose të kryejnë transaksione financiare me institucionet amerikane.
SHBA do të synojë konglomeratin shtetëror të mbrojtjes ruse Rostec dhe banka të shumta, duke përfshirë Bankën e Moskës, thotë Departamenti Amerikan në faqen e tij të internetit.
Gjithashtu në këto sanksione u përfshi edhe “United Aircraft Corporation”, prodhuesi i avionëve luftarakë të Rusisë MiG dhe Sukhoi, shkruan BBC.
Departamenti i SHBA-së thotë se kjo synon “të dobësojë aftësinë e Rusisë për të vazhduar sulmin e saj ajror ndaj Ukrainës”. /InLajmi/