Të paktën 35 persona janë intoksikuar nga tymi, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu u evakuuan dhe disa familje.
Sipas ekspertëve zjarret janë ndihmuar nga era dhe temperaturat e larta që kanë përfshirë Romën në ditët e fundit, shkruan A2CNN.

Për shkak të tymit të shkaktuar nga zjarret disa avionë që do të uleshin në Ciampino u ulën në Fiumicino.