Në nëntor të vitit 1996 Sllobodan Millosheviqi u zgjodh President i Republikës Federale Jugosllave (ku përfshihet Serbia dhe Mali i Zi), shkruan InLajmi.
Në të njëjtin vit koalicioni opozitar Zajedno i fiton zgjedhjet lokale në disa komuna, por fitoret nuk pranohen nga pozita.
Pas protestave të vazhdueshme të studentëve dhe popullit në Beograd për njëmbëdhjetë javë me radhë, Milosheviqi i pranoi zgjedhjet. Më zgjedhjet presidenciale serbe, më vonë, fiton Millan Millutinoviq bashkëpunëtor i ngushtë i Millosheviqit.
Në këtë kohë u intensifikuan sulmet e UÇK-së në Kosovë.
Në Rambuje dështuan përpjekjet për zgjedhjet e konfliktit të Kosovës. Në mes marsit dhe qershorit 1999 NATO bombardoi Jugosllavinë duke e detyruar Millosheviqin të tërheqë forcat nga Kosova. I izoluar në nivelin ndërkombëtar dhe kombëtar (Mali i Zi nuk i pranonte më institucionet federale), Millosheviqi u rikandidua në zgjedhjet e 24 shtatorit 2000, falë një reforme kushtetuese.
Ai u mund nga Vojislav Kostunica një nacionalist më i moderuar, dhe me 6 tetor u shty të pranojë humbjen pas një proteste të madhe që shpiu te zënia e parlamentit nga protestuesit.
Kryeministri serb Zoran Gindiq e dorëzoi në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi në Hagë me 28 qershor 2001, edhe përkundër kundërshtimit të Koshtunicës dhe një pjese të opinionit publik serb.
Millosheviqi u akuzua për krime kundër njerëzimit për operacionet e Ushtrisë Jugosllave në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë.
Ai po ashtu u akuzua për vrasjen në mënyrë barbare të Ivan Stambolliqit, mentorit të tij nga vitet e 80-a dhe kundërshtarit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000.
Millosheviqi u gjet i vdekur në Hagë më 11 mars 2006 disa muaj para se të përfundojë gjykimi i tij në Hagë./InLajmi/