Në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira lokale. Pasdite mund të ketë ndonjë rrebesh në disa zona të izoluara. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 31 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe rajon nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira lokale. Në disa vise në zonat kontinentale priten vranësira të cilat rrallë në ndonjë rajon mund të kushtëzojnë ndonjë rrebesh afatshkurtër shiu, shkruan MeteoBallkan.
Ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht me diell dhe me rritje të temperaturave minimale dhe maksimale. Edhe pse pritet të kemi mot me diell, ende do të ketë gjasa për zhvillime të izoluara dhe për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në disa zona kodrinore-malore pasditeve.