Avokado përmban 18 nga 22 aminoacidet e nevojshme për trupin e njeriut, por edhe shumë fibër.
Rrjedhimisht ky frut është një mënyrë e mirë për të fuqizuar sistemin imunitar.
Avokado bëhet më i fuqishëm nëse kombinohet me fruta të pasura me vitaminë C, siç janë limoni dhe ananasi.
Këtu keni 3 receta të tjera me bazë avokadoje që do të furnizojë organizmin tuaj me armë mbrojtëse kundër radikaleve të lira dhe zhvillimit të qelizave tumorale.
- Lëng avokado me limon dhe ananas
Përbërësit:
2 avokado të qëruar dhe të prerë në copa
Lëngu i 2 deri 3 limonëve
Gjysmë ananasi i prerë në copa të vogla
Një banane
Një lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër
Një grusht spinaq
Udhëzimet:
Përzijini të gjithë përbërësit deri sa të përftoni një lëng të njëjtrajtshëm dhe pijeni menjëherë për mos ta lënë të oksidohet.
- Avokado me spinaq
Receta e dytë është gjithashtu e shëndetshme dhe plot vlera. Ky lëng është i shkëlqyer për lëkurën falë proteinës që fuqizon prodhimin e kolagjenit dhe vitaminave A dhe C që gjenden te spinaqi. Avokado është nga ato fruta që e përmirëson organizmin si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.
Përbërësit:
1 avokado e qëruar dhe e prerë në copa.
1 filxhan me spinaq të freskët
1 banane
60 gramë proteinë bimore të fermentuar pluhur
2 -3 gjethe nenexhik ose mente
Gjysëm limon jeshil
Udhëzimet:
Përzijini të gjithë përbërësit deri sa lëngu të jetë i njëtrajtshëm dhe pijeni menjëherë.
- Lëng avokado me mango
Nëse dëshironi ta bëni akoma më të fuqishëm lëngun e avokados, kombinojeni me mangon. Antioksidantët e këtij të fundit parandalojnë leuçeminë, problemet e gjirit dhe të zorrës së trashë, ndërsa vitamina C ul nivelin e kolesterolit.
Përbërësit:
1 avokado e qëruar dhe e prerë
1 gotë me copa mango
60 mililitra qumësht
2 lugë çaji me lëng limoni jeshil
2 lugë gjelle me mjaltë, përcjell Agro Web.
Udhëzimet:
Përzijini të gjithë përbërësit në një mikser dhe hidhni mbi to copat e mbetura të frutave si për zbukurim ashtu edhe për shije shtesë.