Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarë nga komuniteti rom mbi sfidat dhe mundësitë e tyre, raporton InLajmi.
Kurti ka thënë se këtë muaj MASHTI ka ndarë 500 bursa për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptas.
“MASHTI ka ndarë edhe 500 bursa shtesë për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptas për drejtime të tjera. Sivjet kemi programin për 100 praktikantë. Gjatë muajve të verës zyra për komunitete ka shpall grante, e cila e ka një buxhet prej 1.5 milion euro. Ne kemi bërë përpjekje që të vendosim një sistem transparent për ndarjen e fondeve për komunitete. Zyra komunale për komunitete dhe kthim Janë hallkë e domosdoshme për komunitetet. Një e arritur shumë e vlefshme është edhe platforma për digjitalen për mbrojtjen e diskriminimit të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas”.
Ai u zotua se ndarja e garantëve do të jenë transparente. Ndërsa për platformën e krijuar enkas për komunitetet, ku ka kërkuar mendim se në çfarë mënyre po diskriminohen ata.
“Ne përmes kësaj platforme digjitale e luftojmë diskriminimin. Ju ftoj që t’i inkurajoni anëtaret e tjerë të komunitetit që të pasqyrojnë në atë mënyrë që ta dimë se ku po diskriminohen. Të gjitha këto dhe shumë masa të tjera janë në platformën nga Zyra për Qeverisje te Mirë”, tha Kurti. /InLajmi/