Regjisori Guy Ritchie ka realizuar filma të mrekullueshëm si “The Gentleman”, “Wrath Of Man” dhe shumë të tjerë, transmeton InLajmi.
Ritchie tashmë është përzgjedhur si regjisori që do ta drejtojë filmin “Hercules”.
Hercules nuk ka ende një datë, por nëse fillon shpejt, teorikisht mund të jetë gati deri në gusht të vitit 2023. Nëse jo, prisni këtë rreth 2024 ose më tej.
Ndërkohë, interpretimi i Robert Zemeckis për Pinocchio-n do të vijë në Disney+ më 8 shtator të këtij viti, ndërsa filmi “The Little Mermaid i Rob Marshall” do të shfaqet në kinema majin e ardhshëm, shkruan Empire.
Sa për regjisorin Ritchie, ai është aktualisht në post-produksion të një filmi tjetër, post-Operation Fortune – një thriller krimi me protagonist Jake Gyllenhaal, i titulluar paraprakisht “The Interpreter”. /InLajmi/