Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar tha të hënën se “lufta është shumë e vështirë” në rajonin lindor të Luhanskut, transmeton InLajmi.
Ajo shtoi se situata po ndryshon me shpejtësi.
Në betejën për Severodonetsk, Mailar tha se nuk do të bënte asnjë parashikim për rezultatin e betejës për qytetin strategjik kyç në rajonin e Luhanskut, shkruan CNN.
Maliar vazhdoi gjithashtu duke thënë se forcat ruse në rajon kanë një avantazh në numrin e personelit dhe armëve. /InLajmi/