Shefi i stafit të krye parlamentarit Konjufca, Ilir Kërçeli ka njoftuar se kanë vizituar në Hagë ish-krye parlamentarin Jakup Krasniqi dhe Pjetër Shalën, përcjell InLajmi.
Kërçeli ka njoftuar se pas drekës do ta takojnë ish-gjeneralin Rexhep Selimin.
Tutje ai ka njoftuar se nesër do ta takojnë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-krye parlamentarin Kadri Veseli.
Përveç këtyre ai ka njoftuar se do ti takojnë edhe ish-krerët e shoqatave të veteranëve të luftës Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Postimi i plotë i tij:
Sot bashkë me kryeparlamentarin Konjufca filluam vizitat në Hagë, takuam ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi e Pjetër Shalën, pas drekës takojmë gjeneral Rexhep Selimin. Kurse nesër ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, e poashtu edhe të dënuarit nga shoqata e veteranëve të luftës Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare të popullit tonë në krye me UÇK-në. Sikundër jemi të bindur se adresa e krimeve barbare dhe gjenocidit mbi popullin tonë është Serbia agresore, e pandëshkuar deri më tani.
Të bashkuar me njëri tjetrin mbrojmë historinë e vendit tonë./InLajmi/